BOOK YOUR STAY
30
Dec, 2024
31
Dec, 2024
1
Adults
0
Children

Blog

Top 10 vendet më të bukura në Vlorë që duhet të vizitohen

Top 10 vendet më të bukura në Vlorë që duhet të vizitohen

Te krijosh nje liste me 10 vendet me te bukura per tu vizituar ne Vlore eshte shume e veshtire, pasi lista e plote do te ishte me qindra vende. Vlora eshte nje nder vendet e vetme jo vetem ne Shqiperi, por ne gjithe Ballkanin qe ka nje kombinim fantastik midis historise, bukurive natyrore dhe pozicionit gjeografik. Nese do e perkufizonim Vloren me nje fjali, atehere ajo do te ishte: “Gjithcka ne nje vend te vetem, per cdo grupmoshe dhe per cdo lloj turizmi!”. Pa u zgjatur me tej, ne vijim eshte lista prej 10 vendet qe duhet ti vizitoni e perzgjedhur prej stafit tonë, nderkohe qe jeni duke qendruar ne Tirana Resort apo Ledina Hotel.

 

  1. Kalaja e Kanines. Historia e kesaj kalaje fillon qe ne periudhen antike, si nje njesi e fortifikuar e fisit Amantia. Duke u pozicionuar ne koder, nga kjo kala kontrollohej I gjithe gjiri I Vlores. Rendesi strategjike ka patur kryesisht gjate periudhes mesjetare gjate sundimit te Perandorise Osmane, themeluesi I dinastise se familjes Vlora u vendos ne kete territor. Eshte pushtuar dhe rindertuar ne periudha te ndryshme, por ajo qe vlen per tu theksuar eshte qe rrenojat e kalase jane te ruajtura mjaft mire edhe ne ditet e sotme dhe udhetimi ne kalane e Kanines, ju rikthen ne nje periudhen e meparshme.

 

Disa informacione me specifike rreth udhetimit ne kete destinacion. Kalaja e Kanines ndodhet prane rruges ku kalon Bypass I Vlores, I cili eshte lehtesisht I aksesueshem. Me pas ndiqni tabelen per te vijuar ne drejtim te kalase. Rruga eshte e aksesueshme per te gjitha llojet e makinave dhe vetem nje aks prej 200m ne kala eshte rruge e pashtruar. Duhet te beni nje pagese prej 300 leke per hyrjen tuaj dhe pas te nisni ekplorimin tuaj.

 

Ju mund ta vizitoni kete kala nga e hena ne te diele ne oraret 09:00-18:00 gjate sezonit veror dhe gjate sezonit dimeror 08:00-16:00.

Stafi i Tirana Resort e vizitoi kete kala gjate muajit korrik 2022 dhe kemi disa sugjerime:

  • Ky destinacion nuk sugjerohet per femijet e vegjel, te moshuarit apo per individe qe nuk mund te ecin ne distanca te gjata, pasi kalaja eshte ne nje hapesire prej 36 hektaresh dhe rruga nga vendi ku parkon makinen deri ne kala eshte relativisht e gjate.
  • Shmangni periudhen kur temperaturat jane maksimale dhe gjate veres sugjerojme ta vizitoni ne mengjes apo pasdite.
  • Merrni uje me vete per dehidratim
  • Distanca e Kalase se Kanines nga Tirana Resort eshte vetem 18 km.

 

  1. Ishulli I Sazanit

Ishulli I Sazanit eshte padyshim nje nder atraksionet qe ngjall interes per cdo person qe viziton Vloren. Duke sherbyer si baze ushtarake me pare ka qene e pamundur te vizitoje kete ishull, por ne ditet e sotme situata ka ndryshuar. Duhet te theksojme se siperfaqja e ishullit eshte e madhe dhe eshte rreth 5.7 km2. Cfare pret te vizitosh ne kete ishull? Shpella nenujore, plazhe te virgjera, pyje, faune dhe flore shume te pasur dhe te rralle dhe elemente ushtarake te periudhes komuniste.

 

 

Ne portin detar ne qytetin e Vlores behet nisja e anijeve per te eksploruar kete ishull. Nisjet behet rreth ores 10:00 dhe udhetimi zgjat rreth 8 ore ne total. Persa I perket kostove jane rreth 2000-2500 leke per te rritur dhe gjysem tarife per femije. Pervec anijeve nisje keni edhe me gomone, cmimi I te cilave ndryshon ne varesi te numrit te personave dhe llojit te prenotimit.

Distanca e portit te Vlores nga Tirana Resort ne Radhime eshte vetem 15 km larg.

 

  1. Gjiri i Grames

 

Gjiri I Grames eshte nje tjeter parajse e fshehur e Gadishullit te Karaburunit. Ndodhet ne detin Jon dhe aktualisht eshte shnderruar ne nje destinacion turistik per te gjithe ato qe jane te apasionuar pas aventurave dhe natyres se virgjer.

E vetmja mundesi per te mberritur eshte nepermjet skafeve te vogla apo gomoneve, pasi nuk eshte e mundur te arrihet ne rruge tokesore.

 

 

  1. Manastiri I Zvernecit

 

Manastiri I Zvernecit eshte ndertuar ne periudhen e mesjetes dhe ndodhet padyshim ne nje vend fantastik. Eshte pjese e lagunes se Nartes dhe pozicionohet ne nje ishull te vogel, I cili lidhet me nje ure te drunjte me Zvernecin.

Pervec pjeses se rendesise fetare, ky ishull I vogel eshte i pozicionuar ne nje nga vendet me piktoreske. Fillimisht, perpara se te arrini ne kete destinacion, do te shikoni magjine e Pyllit te Sodes. Nje rruge qe kalon mespermes pyllit dhe shikoni pemet shekullore ne te dyja anet e rruges. Me pas edhe vendi ku pozicionohet manastiri eshte I pasur me nje bimesi te jashtezakonshme, te ruajtur prej shekujsh.

 

 

Ky eshte nje destinacion lehtesisht I arritshem per cdo makine dhe ndodhet 24 km larg nga Tirana Resort. Pervec natyres, manastirit, aty ndodhet edhe varri I Marigose, vajza qe qendisi flamurin kombetar qe u ngrit nga Ismail Qemali ne Vlore me 28 nentor 1912, date e cila shenon pavaresine e Shqiperise.

 

  1. Gjiri I Brisanit

 

Ekziston aktualisht nje rruge ne te cilen mund ta arrini ne kembe nese niseni nga Pasha Limani ne Orikum, por kjo sugjerohet vetem per profesionistet e hiking. Menyra tjeter eshte me skaf ose gomone. Gjate rrugetimit tuaj ne eksplorimin e gadishullit te Karaburunit, ju sugjerojme gjithashtu qe te vizitoni kete vend unik, te virgjer, ngjyrat e te cilit jane thjeshte dehese.

 

  1. Muzeu i Pavaresise

 

Muzeu I Pavaresise eshte nje monument kulture i ndodhur prane Porti te Vlores. E gjithe historiku dhe permbajtja e materialeve lidhen me Ismail Qemalin, kabinetin e punes dhe periudhen kur u shpall Pavaresia e Shqiperise. Nje ndertese modeste me 2 kate dhe me elemente teper original qe datojne me shume se nje shekull me pare.

 

 

Ne kete shtepize te vogel jane fillesat e para te shtetit te pavarur te shqiptareve. Kjo I jep nje rendesi teper te vecante. Prane ndodhen buste te ndryshme, por gjithashtu monumente qe lidhen po me kete periudhe.

Ajo qe vlen per tu theksuar eshte fakti qe nese jeni te apasionuar me etnografine dhe elementet e lidhura me te, ne lagjen Muradie, keni muzeun etnografik. Gjithashtu aty prane keni edhe muzeun kombetar te Vlores.

 

 

Distanca e Muzeut kombetar te Pavaresise nga Tirana Resort eshte 15 km.

 

  1. Fshati dhe bregdeti I Dhermiut

 

Dhermiu eshte padyshim nje nder fshatrat me te bukur dhe njekohesisht me te njohura te Rivieres Shqiptare. Fshati Dhermi pozicionohet ne koder dhe ka nje arkitekture teper unike, autentike dhe te pakrahasueshme me asnje destinacion tjeter.

Pervec pjeses se fshatit, Dhermiu ka dhe nje vije bregdetare shume te madhe dhe plazhe te kristalta. Ne kete zone gjeni shpella ujore si ajo e Pirateve, gjire te vogla dhe plazhe teper unike.

 

 

Dhermiu, Palasa dhe Drymades jane gjithmone e me prane Tirana Resort. Aktualisht Dhermiu ndodhet 40 km larg Tirana Resort, por pasi te perfundojne punimet e tunelit te Llogarase distance do te shkurtohet dhe me pak 30 minutave do te pershkohet distance midis Dhermiut dhe Tirana Resort.

 

  1. Kuzum Baba

 

Kuzum eshte ndryshe Tempulli I Bektashinjve I pozicionuar ne nje koder ne qytetin e Vlores. Eshte nga teqete me te rendesishme te besimtareve Bektashinj ne Shqiperi, e cila daton qe prej shekullit te XVII. Kjo teqe e merr emrin nga Baba Kuzum, I cili ishte lider shpirteror I besimtareve bektashinj.

Pervec pjeses se rendesise fetare, e rendesishme eshte dhe pozicioni gjeografik ku ndodhet. Aty keni nje ballkon fantastik, ku mund te shikoni te gjithe qytetin e Vlorës, gadishullin e Karaburunit dhe ishullin e Sazanit. Shfletoni me poshte foto galerine e krijuar nga stafi I Tirana Resort.

 

 

Shumicen e destinacioneve qe ne sugjerojme, e kemi vizituar ne qershor, korrik 2022 dhe ne kete menyre informacioni eshte me I sakte dhe I perditesuar. Duhet te keni kujdes pasi navigatori nga Radhima deri ne Kuzum Baba, te con ne nje rruge te paasfaltuar dhe te veshtire. Ne menyre qe te shmangni kete gje, atehere sugjerojme qe te shkoni deri tek monumenti I Pavaresise dhe ne kete pike te aktivizoni navigatorin per ne Kuzum Baba.

 

  1. Parku i Llogarase

 

Eshte nje nga parqet me te bukura dhe me unike ne Shqiperi. Mijera pisha shekullore dhe ne 12 muaj gjelberim, e bejne kete park te jete terheqes ne cdo stine. Pozicionohet ne nje nga zonat me te bukura te Shqiperise midis fshatit te Dukatit, zones se Palases dhe gadishullit te Karaburunit.

 

 

Ne kete zone ndodhet Pisha Flamur, nje monument me vlera shkencore dhe gjithashtu eshte nisja per eksplorimin e malit te Cikes. Pamja eshte magjike pasi nga ky park mund te shikoni nje pjese te Rivieres Shqiptare.

 

  1. Shpella e Haxhi Aliut

 

Gadishulli I Karaburunit eshte plot mistere dhe ka dhjetra xhevahire te pazbuluara. Zoteron nje faune dhe nje floret e pasur dhe te rralle, dhjetra gjire unike por gjithashtu ofron dhe disa shpella nenujore sic eshte ajo e Haxhi Aliut. Eshte nje nga shpellat me te medha te Rivieres dhe kjo shpelle daton qe prej periudhes se Ilireve.

 

Photo Credit: Oltion Bregu, pexels

 

Eshte nje atraksion unik per te gjithe ata qe jane te apasionuar pas aventurave, mistereve dhe eksplorimeve.

Ketu perfundon lista e top 10 vendeve qe duhet ti vizitoni gjate eksplorizimit tuaj ne qytetin e Vlores. Ne hapesiren tone te blogut gjithashtu kemi shkruar dhe shume artikuj te tjere, te cilat mund te shfletoni duke klikuar ketu.

 

Shënim: Të gjitha fotot, përveç Shpellës së Haxhi Alisë, janë realizuar nga stafi i Tirana Resort gjatë muajve qershor dhe korrik 2022

Tirana Resort është vendi ideal për t’u takuar dhe për të kaluar pushimet me familjen tuaj ne bregdetin e bukur te Vlores.

admin_tirana

Comment (0)

30
Dec, 2024
31
Dec, 2024
1
Adults
0
Children