Ledina Hotel është një hoteli më i ri i krijuar në qershor 2022 nga Tirana Resort. Është vend i qetë dhe i rehatshëm ku mund të ripërtërini shpirtin, trupin dhe mendjen. Ky hotel dallohet për arkitekturën e veçantë dhe është hoteli më i ri i bregdetit të jugut të Shqipërisë. 48 dhoma dhe suita me pamje nga deti, pishina ose mali.
Instalacionet plot ngjyra dhe plot jetë janë dekori i jashtëm i hotelit. Dhomat janë të kuruara, luksoze dhe me hapësirë. Çdo element i dhomës karakterizohet nga dekori elegant dhe plot shije. Fjala e fundit e teknologjisë është implementuar në sistemin e hotelit dhe këto përshtaten lehtësisht ndaj çdo kërkese.
Duke qënë në të njëjtën hapësirë, të gjithë turistët që vizitojnë Ledina Hotel, kanë mundësinë që të shijojnë të gjitha facilitetet e Tirana Resort. Këndi i lojrave, Pishina, Pool Bar, Bar dhe Restorant janë shërbimet ekstra që marrin turistët që vizitojnë Ledina Hotel.
Restoranti i Tirana Resort është shumë sesa destinacion turistik. Një destinacion për adhuruesit e gatimeve të shijshme. Një ambient i kuruar në detaj, i pozicionuar pranë zonës së pishinës dhe me një ndërthurje të kuzhinës italiane, mesdhetare dhe tradicionale. Filozofia jonë është shumë e thjeshtë: produkte vendore, furnizime të freskëta dhe profesionalizëm.
Pishina është e ndarë në dy pjesë, një pjesë për të rriturit dhe pjesa tjetër për fëmijët dhe e gjitha është ndarë nga një barrierë. Pishina pastrohet çdo mbrëmje dhe e përshtatur për çdo grupmoshë!
Ledina është unike dhe e pakrahasueshme me asnjë resort tjetër në të gjithë jugun e Shqipërisë, pasi nga njëra ofron komoditetin dhe luksin e një hoteli të ndërtuar në qershor 2022 dhe eksperiencën në shërbim dhe facilitete nga stafi i Tirana Resort.
Shënim: Të gjitha fotot janë realizuar nga stafi i Tirana Resort gjatë muajve qershor dhe korrik 2022
Comment (0)