Radhima është një fshat turistik i pozicionuar në pjesën fundore te gjirit të Vlorës. Ka një vijë bregdetare rreth 7-8 km dhe vlerësohet për plazhet e kristalta. Ndodhet ne nje nga vendet me unike pasi eshte ne udhekryq midis Gadishullit te Karaburunit, qytetit te Vlores dhe Parkut te Llogarase. Ky pozicionim ka ndikuar qe klima te jete e fresket edhe gjate veres, gjelberimi te jete gjate gjithe vitit dhe nga ana tjeter bukurite natyrore te jene fantastike.
Radhima është pjesë e bashkisë së Orikumit dhe pjesë e qarkut të Vlorës. Është një zonë që ka qënë e banuar prej mijëra vitesh dhe kjo dëshmohet më së miri nga vendbanimet arkeologjike që janë gjendur në zonën përreth. Vetem pak kilometra me tutje ndodhet parku Arkeologjik I Orikumit në zonën e lagunes se Pasha Limanit. Por edhe ne gjatë mesjetës Radhima ka patur nje rol te rendesishem ne Sanxhakun e Kanines per shkak te pozicionimit fantastik. Por ajo qe vlen për tu përmendur eshte fakti që pas vdekjes së Skenderbeut, Radhima ka sherbyer per arbereshet si nje nga vendet kryesore per tu zhvendosur ne Kalabri.
Ne ditet e sotme ekonomia e Radhimes eshte e bazuar vetem ne sektorin e turizmit dhe shumica e te punesuarve jane pjese e ketij sektori. Persa I perket numrit te banoreve qe jetojne gjate gjithe vitit ne Radhime, ato jane shume te pakte ne numer, pasi shumica jane zhvendosur ne qytetet te medha ose kane emigruar.
Duke marre shkas nga bukurite natyrore te ketij fshati turistik, ne investuam per te krijuar nje standart te ri per zonen. Tirana Resort eshte një vend ku natyra dhe njeriu bashkëjetojnë në harmoni të plotë. Tirana Resort eshte konceptuar si nje resort I dedikuar per familjet, me fokus shtimin e sherbimeve dhe krijimin e faciliteteve per femijet.
Resorti përmban 28 dhoma me perzgjedhje të një ballkoni me pamje nga pishina, mali apo deti. Nje pjese e dhomave ofrojne pamjet nga mali I Cikes dhe parku I Llogarase, nje pjese tjeter nga pishina dhe nje pjese me pamje pjeserisht nga deti apo Gadishulli I Karaburunit dhe ishulli I Sazanit. Nese doni qe te shikoni dhomat e resortit atehere klikoni ketu.
Tirana Resort është më shume sesa destinacion turistik. Eshte nje destinacion për adhuruesit e gatimeve të shijshme. Kemi krijuar nje ambient te kuruar në detaj pranë zonës së pishinës. Kemi krijuar nje menu me një ndërthurje të kuzhinës italiane, mesdhetare dhe tradicionale. Tek restoranti kemi krijuar nje filozofi shumë te thjeshtë duke favorizuar produkte vendore, duke u furnizuar cdo dite dhe duke pergatitur dhe sherbyer me profesionalizëm.
Nje nga pikat tona me te forta eshte pishina. Pervec pastertise e cila eshte e padiskutuesheme, ne e kemi organizuar ne nje menyre shume te mire duke e ndare ne dy pjese. Ne kete menyre femijet kane nje hapesire te sigurte dhe prinderit mund te jene te qete. Por nga ana tjeter ne pjesen tjeter te rritur mund te shijojne pushimet ne qetesi. Prane zones se pishines se te rriturve ne kemi krijuar gjithashtu edhe zonen e Pool Bar, ku kemi bere nje perzgjedhje fantastike te kokteileve dhe pijeve me te mira alkolike dhe analkolike.
Mbremjet e fundjavave jane plot ngjyra gjate sezonit veror. Ne zonen e pishines, çdo fundjave eshte e shoqeruar me muzike live.
Pervec ketyre sherbimeve ne resort do te zbuloni dhe dhjetra facilitate te tjera qe ju presin per ti eksploruar.
Me kete artikull kemi listuar te gjitha arsyet se pse ne bredgetin e jugut te Shqiperise, Radhima dhe Tirana Resort jane nje alternative ne shume e mire per te kaluar pushimet me familjen tuaj. Nëse doni më shumë informacione, atehere ju sugjerojme qe te na kontaktoni ne rrjetet tona sociale, duke klikuar ketu.
Shënim: Të gjitha fotot janë realizuar nga stafi i Tirana Resort gjatë muajve qershor dhe korrik 2022
Comment (0)