Vlora është zona me plazhet më të bukura të Shqipërisë, pasi ka një vijë shumë të gjatë bredgetare dhe një pjesë e plazheve shtrihen në Adriatik dhe pjesa tjetër në detin Jon. Këto plazhe i kemi ndarë në dy pjesë, ku një pjesë janë plazhe lehtësisht të arritshme me makinë dhe pjesa tjetër janë plazhet që nuk i vizitoni dot me makinë dhe duhet ti vizitoni me gomone, skafe apo anije. Gjithashtu për secilin prej këtyre plazheve është dhe informacioni se cila ndodhet në detin Adriatik dhe cilat ndodhet në detin Jon. Më poshtë vijon lista:
a) Top 10 plazhet më të bukura në Vlorë, të cilat janë të vizitueshme me makinë:
b) Top 6 plazhet më të bukura që duhet ti vizitoni me skaf, gomone apo anije
Këtu përfundon lista e plazheve më të bukura të sugjeruara nga stafi ynë. Radhima është në mes të gjithë këtyre destinacioneve dhe në më pak se 30 minuta larga nga Tirana Resort ju mund ti vizitoni këto super destinacione turistike.
Një informacion tjetër të vlefshëm nga stafi ynë duhet ta ndajmë me ju, pasi i kemi vizituar të gjitha këto plazhe. Më poshtë i kemi grupuar përsëri këto plazhe, duke marrë parasysh se cilat janë të rekomandueshme për familjet që kanë fëmijë të vegjël dhe cilat nuk i rekomandojmë
Plazhet që rekomandohen për familjet me fëmijë të vegjël janë: Radhima, Orikumi, Narta dhe plazhet në qytetin e Vlorës. Të gjitha këto plazhe ndodhen në zonën e detit Adriatik dhe përveç pjesës së detit, edhe resortet e pozicionuara në këto zona janë të përshtatura për të mirëpritur familjet me fëmijë të vegjël.
Plazhet më pak të rekomanduara për këtë grup janë: Gjiri i Gramës, Dafinës, Gjipesë, Brisanit, Akuariumit, Dhermi, Drymades, Ishulli i Sazanit etj. Për shkak të llojit të terrenit dhe strukturës së plazheve, janë zona më pak të rekomanduara.
Duhet të theksojmë se këto janë sugjerime nga përmbledhja e eksperiencave të stafit të Tirana Resort në këto zona.
Shënim: Të gjitha fotot janë realizuar nga stafi i Tirana Resort gjatë muajve qershor dhe korrik 2022
Comment (0)