Materiali në vijim është i organizuar në formatin Pyetje-Përgjigje. Kemi përmbledhur pyetjet kryesore që bëjnë turistët dhe i kemi dhënë përgjigje çdo pyetje.
Tirana Resort ofron këto shërbime:
– Bar
– Restorant
– Hotel
– Pishinë
– Pool Bar
– Kënd Lojrash
– Muzikë live (Premte & Shtunë)
Tirana Resort është ambient i krijuar për familjet, posaçërisht me fokus fëmijët. Pishina është e ndarë në dy zona, kemi kënd lojrash dhe ambienti është ideal dhe komod për fëmijët.
Tirana Resort zotëron një pishinë dhe e ofron për të gjithë turistët që akomodohen në resort. Pishina është e ndarë në dy pjesë, në mënyrë që fëmijët të kenë një hapësirë të dedikuar dhe zona të jetë e sigurtë!
Pishina hapet në muajin maj dhe mbyllet në tetor.
Aktualisht ne nuk ofrojmë paketa All Inclusive. Paketat aktive që ofrojmë janë Half Board (mëngjes dhe darkë) dhe Full Board (Mëngjes, Drekë, Darkë). Kliko këtu, komuniko me stafin tonë dhe informohu mbi paketat aktive
Fëmijët 0-6 vjeç janë falas.
Ka 2 mënyra për të ardhur në Tirana Resort nga qyteti i Vlorës. Së pari mund të vini nëpërmjet rrugës së vjetër buzë detit ose mundësia e dytë është nëpërmjet bypass-it të Vlorës. Në të dyja rastet rruga është rreth 15 km larg.
Mëngjesi apo pijet në dhomë janë shërbime që ofrohet nga stafi ynë.
Tirana Resort dhe Radhima janë të bukura në çdo stinë. Në varësi të asaj që po kërkon atëherë ne të rekomandojmë periudha të ndryshme. Nëse do të shijosh pishinë dhe detit në një periudhë të qetë, atëherë të rekomandojmë periudhën 1 maj-15 qershor dhe 15 shtator-31 tetor. Nëse të pëlqen periudha e verës dhe të pëlqejnë aktivitetet atëherë eja në verë. Nëse të pëlqen natyra dhe atëherë je i mirëpritur në çdo stinë.
Lejohet konsumi i pijeve në zonën e pishinës. Pranë pishinës ndodhet edhe zona e Pool Bar-it ku mund të porosisni drejtpërdrejt pijen tuaj të preferuar.
Dhomat me pamje nga deti/pishina nuk kanë çmim ekstra, por duhet të bëni një kërkesë paraprake në momentin kur të bëni rezervimin.
Në restorantin tonë ofrojmë shumëllojshmëri përzgjedhjesh. Duke qënë resort, turistën duan alternime të ushqimeve që konsumojnë dhe ne ofrojmë menu me bazë deti, mishi dhe pica.
Atraksionet janë të shumta në zonën e Radhimës. Këtu po listojmë atraksionet në një rreze prej 5 km. Në mënyrë të listuar atraksionet janë:
1. Parku Arkeologjik i Orikumit të vjetër
2. Plazhi i Orikumit
3. Kalaja e Gjon Bocarit
4. Plazhi i Orikumit
5. Plazhi i Radhimës
Informacionet e tjera në lidhje me atraksionet e tjera do ti gjeni në hapësirën tonë të blogut.
Aktivitetet ofrohen gjatë sezonit veror.
Muzikë live, festë me animatorë për fëmijët, pishina, pool bar & muzikë janë ndër aktivitetet e ofruara nëTirana Resort.
Më shumë se 5 ditë shpesh herë pushimet mund të kthehen në monotone, për ata që kanë shpirtin e aventurës. Duke marrë shkas këtë gjë, ne aktualisht po ndërtojmë një guidë të gjithë atraksioneve dhe vendeve më të bukura që të vizitoni dhe të merrni sa më shumë nga ky udhëtim. Përveç print, së shpejti do të jetë dhe në format elektronik.
Në Tirana Resort kemi aktualisht vetëm dhoma familjare. Junior Suitat janë tek hoteli ynë pranë, Ledina Hotel, dhe mund të rezervoni duke klikuar këtu.
Katalogu po ndërtohet aktualisht dhe do të publikohet edhe në website.
Ne mund të ndërtojmë paketa të personalizuara. Por duhet të keni parasysh që kjo varet nga periudha, madhësia e grupit dhe lloji i kërkesave. Kontakto këtu stafin tonë
Gjithmonë duhet të rezervoni përpara se të vini në resort.
Çdo të premte dhe të shtunë gjatë gjithë sezonit veror në orën 20:00 kemi muzikë live.
Fokusi ynë janë turistët që vizitojnë Tirana Resort dhe Ledina Hotel, të cilët e kanë pishinën falas. Nëse nuk jeni akomoduar, nuk garantohet gjithmonë që mund ta përdorni pishinën.
Aktualisht hoteli ynë nuk është Pet Friendly?
Në të gjitha ambietet kemi Wi-Fi dhe mund ta përdorni falas.
Duke klikuar këtu mund të shikoni dhomat dhe komoditetet që ofrojnë dhomat.
– Lojëra Ujore
– Shëtitje me skaf
– Hiking
– Vizitë e siteve Arkeologjike
– Vizitë e kalave mesjetare
– Plazh
Comment (0)