BOOK YOUR STAY
21
Nov, 2024
22
Nov, 2024
1
Adults
0
Children

Blog

Specialitetet dhe ushqimet kryesore që duhet të provoni në Tirana Resort, Vlorë

Specialitetet dhe ushqimet kryesore që duhet të provoni në Tirana Resort, Vlorë

Shqipëria është një vend i vogël, por me një gastronomi shumë të pasur. Faktori kryesor që ka ndikuar është pozicioni gjeografik, pasi Mesdheu ka kuzhinat më të mira në botë dhe ky është një fakt i patjetërsueshëm. Për të kuptuar gastronominë e Shqipërisë, duhet të kthehemi shumë vite pas në histori. Zonat shqiptare kanë qënë të pushtuara nga perandoria romake, perandoria bizantine dhe perandoria otomane dhe ashtu siç kanë lënë gjurmë në kulturë dhe arkitekturë, kanë lënë gjurmë edhe në gastronomi.

 

Gjithashtu në dekadat e fundit, me këto tre shtete që kanë qënë perandori më parë, me Turqinë, Greqinë dhe Italinë, duke qënë dhe shtete fqinje kemi patur shumë marrëdhënie ekonomike dhe emigracion shumë të madh të madh të shqiptarëve.

 

Këto gjithë elementë të përmbledhur janë shpjegimi i kuzhinës shqiptare. Kuzhina jonë ka elementë tradicionalë, por me ndërthurje të kuzhinës greke, turke dhe italiane. Një element tjetër që e konsiderojmë shumë të rëndësishëm është shumëllojshmëria e përzgjedhjeve. Kemi ndërtuar një menu që në 1 javë apo 10 ditë qëndrimi në Tirana Resort, të shijoni gjithmonë ushqime të ndryshme. Duke marrë parasysh të gjithë këto detaje është konceptuar menuja e Tirana Resort.

 

 

Tirana Resort është një destinacion për adhuruesit e gatimeve të shijshme. Restoranti është një ambient i kuruar në detaj dhe i pozicionuar pranë zonës së pishinës I japim përparësi gjithmonë produkte vendore dhe furnizime të freskëta të përditshme. Tirana Resort ka një menu të pasur me bazë mishi, peshku dhe pica.

 

 

Por rikthehemi tek pyetja se cilat janë specialitetet dhe ushqimet që duhet të provoni në Tirana Resort dhe në Vlorë.

Stafi profesional i Tirana Resort ka bërë një përzgjedhje të mesoreve më të mira dhe të antipastave më të mira të ngrohta dhe të ftohta, pastave dhe rizotove, mishrave dhe peshkut, picave apo embelsirave. Në vijim do të japim sugjerimet se çfarë duhet të shijoni gjatë qëndrimit tuaj në Tirana Resort.

 

 

Për pjesën e antipastave ne kryesisht sugjerojmë krudot dhe karpaçiot për shkak të temperaturave të larta, pasi ato shërbehen të ftohta. Por përveç antipastave të ftohta, ofrohen tavat me karkalec apo peshk, saganaq dhe oktapodi. Përsa i përket pjesës së pastave dhe rizotove, jemi përqëndruar për të ofruar vetëm pastat që kanë shije dhe ato që përshtaten për fëmijët. Kemi përzgjedhur recetat dhe kombinimet më të shijshme të linguineve, peneve, ravioli dhe rizotot për ti shijuar gjatë pushimeve tuaja në Tirana Resort.

 

 

Përveç pastave apo peshkut, në një qëndrim më shumë se 5-6 ditë, kërkon ushqim të alternuar. Kjo është arsyeja se pse stafi ynë ka shtuar dhe mundësi përzgjedhje të picave, filetove të pulës dhe biftekëve të viçit. Ofrohet një shumëlllojshmëri përzgjedhje të të gjithë llojeve të picave, ndërsa mishrat ofrohen të pjekura në zgarë apo të shuajtura të verë dhe të shoqëruara me kërpudha të freskëta apo perime.

 

 

Peshku e plotëson menunë tonë. Ajo që e bën të veçantë menunë e peshkut është fakti se jo gjithmonë mund të gjeni atë që kërkoni, pasi varet se çfarë peshku të egër kanë sjellë varkat. Në menu do të lexoni kocë, levrek, merluc, barbun, karkalec, skampi, gjinkallë, arragostë apo sinagridhe, por në varësi të furnizimit të ditës, janë dhe mundësitë e përzgjedhjeve.

 

 

Një detaj i rëndësishëm që shumica e restoranteve nuk e kryejnë si proçes është proçesi i krudove në abaditor. Pasi krudot përgatiten, ato duhet të kalojnë patjetër një proçes të shkurtër në abaditor, në -40 gradë, pasi në këtë temperaturë eleminohen të gjitha mikroorganizmat e dëmshme për trupin e njeriut. Që në momentet e para të krijimit, ky proçes është një rutinë e stafit tonë dhe çdo krudo e kalon këtë proçes.

 

E gjithë menuja jonë mund të përkufizohet me fjalinë: Shumëllojshmëri përzgjedhjesh, shije autentike dhe siguri ushqimore.

Shënim: Të gjitha fotot janë realizuar nga stafi i Tirana Resort gjatë muajve qershor dhe korrik 2022

Tirana Resort është vendi ideal për t’u takuar dhe për të kaluar pushimet me familjen tuaj ne bregdetin e bukur te Vlores.

admin_tirana

Comment (0)

21
Nov, 2024
22
Nov, 2024
1
Adults
0
Children