Nëse do të vizitosh një vend që ka të gërshetuara gjithçka përsa i përket turizmit, ky qytet është Vlora. Nëse disa destinacione janë për grupmosha të caktuara, Vlora është për të gjitha grupmoshat. E thënë ndryshe Vlora është për të gjithë llojet e turistëve, për çdo grupmoshë dhe në çdo stinë. Në këtë artikull në varësi të llojit të turizmit apo eksperiencave nga çdo destinacion, kemi bërë dhe sugjerimet përkatëse.
Në Vlorë ne kemi identifikuar 5 lloje turizmesh, përkatësisht turizëm bregdetar, kulturor, natyror, fetar dhe aventuresk. Për secilin lloj do të japim dhe sugjerimet për vendet qe duhet te vizitoni.
Turizmi bregdetar. Kjo është forma më e zhvilluar e turizmit në Vlorë. Vlora shtrihet në detin Adriatik dhe gjithashtu në detin Jon. Plazhet në Adriatik janë: Radhima, Orikumi, Narta, plazhi i Vlorës. Ndërsa plazhet në detin Jon janë Palasa, Dhërmiu dhe Drymades.
Turizmi kulturor. Vlora ka një trashëgimi të pasur kulturore. Kjo daton që në periudhën ilire, vijon në mesjetë dhe kulmon në fillim të shekullit XX me zhvillimet në shpalljen e Pavarësisë. Nëse doni të vizitoni vendbanime arkeologjike që datojnë që nga periudha ilire, atëherë ju sugjerojmë Orikun e vjetër, i cili ndodhet shumë pranë Tirana Resort dhe Amantia në Plloçë.
Nëse periudha mesjetare është ajo që iu tërheq më shumë, atëherë vizitoni Kalanë e Kaninës apo Kalanë e Gjon Boçarit. Por Vlora është qyteti që lidhet me Pavarësinë e Shqipërisë dhe qyteti është i mbushur me elementë që lidhen me këtë periudhë. Ne ju sugjerojmë që të vizitoni Muzeun e Pavarësisë, varrin monumental të Ismail Qemalit, Bustin e Pavarësisë, Bustin e Ismail Qemalit.
Nëse doni të lidheni akoma më shumë me Vlorën, atëherë ju sugjerojmë që të viziton Muzeun Arkeologjik, Lagjen Muradie, Muzeun Etnografik, Lungomaren, fshatin e Dhërmiut dhe Vunoin.
Turizmi natyror. E gjithë Shqipëria ka një natyrë të mrekullueshme dhe patjetër Vlora ka potenciale edhe në këtë drejtim. Pylli magjik i Sodës, Parku i Llogarasë, Mali i Çikës, Zvërneci, Gadishulli i Karaburunit dhe Ishulli i Sazanit janë destinacione që nuk duhet ti humbisni. Natyra është magjike dhe e paprekur nga njeriu. Flora dhe fauna janë tepër të pasura dhe do të humbisni në këto mrekulli natyrore.
Turizmi aventuresk. Aventurat që mund të përjetoni në Vlorë janë panumërta. Po listojmë disa prej tyre:
Turizmi fetar. Vlora ka dy destinacione që mund ti kategorizojmë si pjesë të turizmit fetar. Kuzum Baba është destinacion pelegrazhi për besimtarët bektashinj dhe vizitohet gjatë gjithë vitit. Gjithashtu Manastiri i Zvërnecit është një destinacion tjetër për besimtarët e krishterë.
Vlora ofron gjithçka që një turist kërkon. Të gjitha këto destinacione ndodhen në një rreze prej 20 km larg nga Tirana Resort. Qëndrim në Tirana Resort dhe eksplorim të këtyre destinacioneve. Kjo është oferta jonë për të bërë këto pushime të paharrueshme.
Shënim: Të gjitha fotot janë realizuar nga stafi i Tirana Resort gjatë muajve qershor dhe korrik 2022
Comment (0)