BOOK YOUR STAY
21
Nov, 2024
22
Nov, 2024
1
Adults
0
Children

Blog

Vizito me një klik zonat kryesore turistike në Vlorë

Vizito me një klik zonat kryesore turistike në Vlorë

Udhëtimin në Tirana Resort, në Radhimë mund ta bëni të paharrueshëm, pasi në vetëm 30 minuta larg mund të vizitoni qindra destinacione fantastike. Duke shfrytëzuar avantazhet që na jep teknologjia, të gjitha këto atraksione mund t`i vizitoni vetëm nëpërmjet ndihmës së celularit tuaj dhe këtë gjë ju mund ta bëni edhe pa patur lidhjen në internet. Si mund ta arrini këtë? Ndërkohë që ju jeni të lidhur në internet tek Tirana Resort dhe ndërkohë që po lexoni këtë artikull, për çdo destinacion që kemi sugjeruar, keni gjithashtu linkun që e shndërron në navigator në aplikacionin e Google Maps, të tregon distancën reale dhe gjithashtu të tregon dhe kohën duke përfshirë edhe trafikun e këtij itinerari.

 

Këto destinacione i kemi grupuar sipas vendondodhjes apo sipas një itinerari të caktuar. Pra nëse vizitoni një destinacion, atëherë janë të sugjeruara që të vizitoni dhe atraksionet që ndodhet aty pranë. Shumë prej këtu destinacioneve janë të shoqëruara me foto, që kemi bërë gjatë eksplorimit tonë.

 

Destinacionet e sugjeruara janë:

 

1. Vizitë në Pyllin e Sodës, plazhi i Nartës dhe në Manastirin e Zvërcit. Këto janë destinacione që ndodhet në pjesën veriore të Vlorës dhe të tre destinacionet ndodhen në një rreze prej 3 km larg njëra tjetrës. Këto destinacione sugjerohen për personat që kërkojnë eksplorime të natyrës, plazh në bregdet rënor dhe vende historike fetare. Distanca e këtyre destinacioneve nga Tirana Resort është rreth 20 km.

 

 

 

2. Vizitë në Qytetin e Vlorës, Lungomare, Muzeun e Pavarësisë, Lagjen Muradie, Bustin e Pavarësisë, Kuzum Baba. Këto janë destinacione që ndodhet në  qytetin e Vlorës dhe të gjashtë destinacionet ndodhen në një rreze prej 2 km larg njëra tjetrës. Këto destinacione sugjerohen për personat që kërkojnë eksplorime të natyrës, trashëgimisë kulturore, plazh në bregdet rënor dhe vende pelegrinazhi fetare. Distanca e këtyre destinacioneve nga Tirana Resort është rreth 14 km.

 

 

 

3. Vizitë në Kalanë e Kaninës. Kalaja e Kaninës ndodhet në pjesën lindore të qytetit të Vlorës dhe ndodhet në zonën pranë vendit ku kalon bypass i Vlorës. Këto destinacione sugjerohen për personat që kërkojnë eksplorime trashëgimisë kulturore dhe historike të periudhës mesjetare. Distanca e këtij destinacioni nga Tirana Resort është rreth 20 km.

 

 

 

4. Hiking në Malin e Çikës, vizitë në Parkun e Llogarasë dhe Pishën Flamur. Këto janë destinacione që ndodhet në pjesën jugore të Radhimës dhe të tre destinacionet ndodhen në një rreze prej 2-3 km larg njëra tjetrës. Këto destinacione sugjerohen për personat që kërkojnë eksplorime të natyrës, eksplorim të faunës dhe florës dhe hiking. Distanca e këtyre destinacioneve nga Tirana Resort është rreth 23 km.

 

  • Nëse doni që të vizitoni Parkun e Llogarasë, klikoni këtu.
  • Nëse doni që të vizitoni Pishën Flamur, klikoni këtu.
  • Nëse doni që të vizitoni pikën ku bëhet nisja për në Malin e Çikës, klikoni këtu.

 

 

5. Kalaja e Gjon Boçarit dhe vizitë në Tragjas. Këto janë destinacione që ndodhet shumë pranë Radhimës dhe të dyja destinacionet ndodhen në një rreze prej 2 km larg njëra tjetrës. Këto destinacione sugjerohen për personat që kërkojnë eksplorime të natyrës, trashëgimisë kulturore historike dhe duan të eksplorojnë jetesën e banorëve nëpër fshatra. Distanca e këtyre destinacioneve nga Tirana Resort është rreth 5 km. Duhet patjetër që të vizitoni këtë destinacion me fuoristradë.

 

  • Nëse doni që të vizitoni Kalanë e Gjon Boçarit, klikoni këtu.
  • Nëse doni që të vizitoni fshatin e Tragjasit të vjetër, klikoni këtu.

 

 

6. Plazh në Radhimë. Radhima ka një vijë bregdetare rreth 7 km dhe Tirana Resort ndodhet në këtë zonë.

7. Plazh në Orikum dhe vizitë në parkun arkeologjik në Pasha Liman.

 

  • Nëse doni që të vizitoni plazhin e Orikumit, klikoni këtu.
  • Nëse doni që të vizitoni parkun arkeologjik të Orikut të vjetër, klikoni këtu.

 

 

8. Vizitë në Ishullin e Sazanit, Gjiri i Brisanit, Gjiri i Gramës, Gjiri i Dafinës, Shpella e Haxhi Alisë. Pavarësisht se këto destinacione ndodhet shumë larg njëra tjetrës, këto destinacione vizitohen vetëm me anë të skafeve, gomoneve dhe anijeve. Këto destinacione sugjerohen për personat që duan të ekspolorojnë natyrën e virgjër, duan aventura, duan të eksplorojnë shpella nënujore, ishuj etj. Nisjet për në këto destinacione bëhen kryesisht nga porti detar në Vlorë. Distanca e portin detar nga Tirana Resort është rreth 13 km.

 

  • Të gjitha nisjet bëhen nga porti detar i Vlorës, klikoni këtu.

 


height=”853″ />

 

9. Plazh në Palasë dhe vizitë në gjiret midis Drymades dhe Palasës. Këto janë destinacione që ndodhet në jug të Radhimës dhe të dy destinacionet ndodhen në një rreze prej 2 km larg njëra tjetrës. Këto destinacione sugjerohen për personat që kërkojnë eksplorime të natyrës, sporte ujore dhe plazh në detin Jon. Distanca e këtyre destinacioneve nga Tirana Resort është rreth 38 km.

 

  • Nëse doni që të vizitoni plazhin e Palasës, klikoni këtu.
  • Nëse doni që të vizitoni gjiret midis Drymades dhe Palasës, klikoni këtu.

 

 

10. Plazh në Dhërmi, vizitë në fshatin e vjetër në Dhërmi, vizitë në Drymades. Këto janë destinacione që ndodhet në jug të Radhimës dhe të tre destinacionet ndodhen në një rreze prej 1 km larg njëra tjetrës. Këto destinacione sugjerohen për personat që kërkojnë eksplorime të natyrës, trashëgimisë historike, arkitekturës, sporte ujore dhe plazh në detin Jon. Distanca e këtyre destinacioneve nga Tirana Resort është rreth 40 km.

 

  • Nëse doni që të vizitoni plazhin e Dhërmiut, klikoni këtu.
  • Nëse doni që të vizitoni fshatin e vjetër të Dhërmiut, klikoni këtu.
  • Nëse doni që të vizitoni plazhin e Drymades, klikoni këtu.

 

 

Gjithashtu ne kemi përgatitur dhe shumë artikuj të tjerë për informacione më të detajuara për këto destinacione dhe gjithashtu artikuj të tjerë që mund t`iu ndihmojnë që udhëtimi juaj në Tirana Resort të jetë plot aventura, ngjyra dhe të merrni maksimumin prej tij. Kliko këtu për të parë të plotë të gjithë listën e artikujve të tjerë.

 

Shënim: Të gjitha fotot janë realizuar nga stafi i Tirana Resort gjatë muajve qershor dhe korrik 2022

Tirana Resort është vendi ideal për t’u takuar dhe për të kaluar pushimet me familjen tuaj ne bregdetin e bukur te Vlores.

admin_tirana

Comment (0)

21
Nov, 2024
22
Nov, 2024
1
Adults
0
Children